Shkolla e luleshitësve

Në biznes vetëm përvoja nuk mjafton, nevojiten aftësi specifike pasi konkurrenca vazhdimisht shtrihet dhe evulon.

Për këto arsye, luleshitësi duhet ti japë vlerë dhe ta bëjë profesionalizmin e tij unik.

Klientela nuk duhet të shohë tek ai figurën e shitësit, por atë të profesionistit: një person tek i cili mund ti besohet sepse njeh një fushë të studiuar dhe të përvetësuar, di të krijojë buqeta dhe kompozime me lule me art dhe imagjinatë.

Shkolla luleshitësit shqiptare u lind me qëllim thellimin e formimit profesional dhe të kontribuojë në rritjen e kategorisë.

Shkolla luleshitësit shqiptarë punon me mësues nga shkolla italiane e artit të lules.

Kurset janë të organizuara në mënyrë që luleshitësi të fitojë aftësitë teknike dhe artistike që janë të konsoliduara në shkollat italiane dhe evropiane.

Mësimdhënësi transmeton njohuritë themelore të ngjyrave, formës dhe të gjitha karakteristikave të lules dhe punon së bashku me studentët në krijimin e buqetës dhe tufës të lidhur me teknikë të përsosur.

 

Kursi përbëhet nga 4 module

Kursi zgjat një ditë, kushton 4000 lekë (me fature + TVSH) dhe përfshin:

  • mësim nga një mësues italian,
  • materialet që do të përdoren (lule dhe gjethe),
  • lëshimin e certifikatës së frekuentimit të kursit,
  • një tekst me shkrim që përmban pikat kryesore të teorisë së buqetes dhe tufës të lidhur sipas shkollës italiane,
  • regjistrimin falas në bazën e të dhënave të luleshitësve shqiptarë për një periudhë prej 6 muajsh,

Maksimumi 20 nxënës

Kursi bazë është i rezervuar për ata që shesin lule dhe bimë dhe kanë fituar njohuri për materialet, mjetet dhe teknikën elementare.

Në fund të ditës së kursit, studentët mund të kërkojnë të thellojnë përvojën duke marrë pjesë në takime të mëtejshme, si grupore ashtu edhe personale, me një kosto të reduktuar, që do të përcaktohet personalisht.

Pas përfundimit të 4 moduleve, jepet një diplomë e luleshitësit të specializuar me një afishe për vetrinen dhe regjistrohet falas për një vit në regjistrin e luleshitësve të specializuar shqiptarë.

Moduli
bazë

për të njohur bazën e profesionit, të dini se si të blini, të mbani dhe krijoni buqeta me teknikën e spirales

Moduli
i avancuar

për të kompozuar tufën e lidhur në strukturë dhe kompozime lulesh në sfungjer

Moduli
i dasmave

për të mësuar se si të realizoni dekore me lule për dasma dhe evente.

Moduli
i buqetës së nuses

të dini se si ta kompozoni buqetën e nuses me art dhe profesionalizëm.